Kamberi e Arifi pjesëmarrës në takimin "Miqtë e Jugut" në Beograd
Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi dhe kryetari i organit të përkohshëm në Preshevë, Shqipërim Arifi morën pjesë në takimin me "Miqtë e Jugut" të organizuar në ambasadën Britanisë së Madhe në Beograd.Kamberi ka prezantuar gjendjen politike dhe kërkesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës drejtuar autoriteteve qeveritare në Beograd dhe tha se plani 7 pikësh i dorëzuar qeverisë në qershor të vitit 2013 është një dokument që jep shpresë.
“Përfaqësimi në institucionet publike, çështjet e arsimit dhe njohja e diplomave, eliminimi i pengesave në privatizim si dhe shumë çështje tjera me interes për qytetarët shqiptarë në Luginë të Preshevës”, u shtruan në takim si probleme që kërkojnë zgjidhje.
Nikoqir i takimit “Miqtë e Jugut” ishte ambasadori i Britanisë së Madhe, Denis Keef ndërsa pjesëmarrës ishin edhe ambasadori SHBA-së, Norvegjisë, Belgjikës, Holandës, shefi i misionit të OSBE-së dhe përfaqësues nga Ambasada Gjermanisë, zvicerane, turke, italiane./Titulli.com/